Sipas studimit të fundit spermatozoidet njerëzore rrotullohen si foka lodruese

Sipas studimit të fundit spermatozoidet njerëzore rrotullohen si foka lodruese

Para 340 vitesh, një burrë holandez i quajtur Antonie van Leeuwenhoek ka zbuluar një mikroskop të fuqishëm, i cili aksidentalisht zbuloi egzistencën e bakteriës, një arritje e madhe kjo, që ndryshoi kahjen e mjekësisë.

Jo shumë kohë pas kësaj ai vendosi të vëzhgoj spermën e tij dhe zbuloi krijesa të vogla lodruese të cilat i quajti “animalcules.”

Në një letër të shkruar për UK Royal Society, ai tha se “këto krijesa lëviznin përpara përmes lëvizjeve të bishtit të tyre, të ngjajshme me ato të një gjarpëri që noton në ujë, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Mirëpo tani është vërtuar që kjo është gabim.

Përmes përdorimit të një mikroskopi 3D dhe matematikës, një studim i ri ka treguar që sytë tanë na kanë gënjyer.

“Spermatozoidet janë krijesa të vogla, tinëzare.Studimi ynë i ri në të cilin kemi përdorur 3D mikroskopa ka treguar se na duhet një kamerë tepër të vogël dhe ta ngulim në kokë të spermatozoidit për të vëzhguar lëvizjen e tij të vërtetë, thotë Hermes Gadelha, drejtor i Polymath Laboratory në Universitetin e Bristol.

Bashkëpunëtorët e Gadelha’s, Gabriel Corkidi dhe Alberto Darszon arritën ta zhvillonin të një mënyrë për ta bërë këtë gjë. Ata përdorën një kamerë me shpejtësi shumë të lartë që regjistron 55,000 fotografi në sekondë dhe ata panë lëvizjën prej njërës anë në tjetrën të spermatozoideve.

Bishtat e spermatozoideve lëvizin vetëm nga njëra anë. Lëvizja me vetëm njërën anë të bishtit ua mundëson të lëvizin në cikël të vazhdueshëm, thotë Gaedelha. Por jo, spermatozoidet janë më të mençura se kaq.

“Sperma njerëzore, e ka kuptuar që nëse lëviz sikur fokat lodruese në ujë, do të kenë përparësi për të notuar përpara, thotë Gadelha”, expert i matematikës së fertilitetit.

“Rrotullimi i spermës është shumë i rëndësishëm. Kjo gjë lejon spermën të rikthejë simetrinë dhe i mundëson të notojë drejt.”/Insajderi.com