ZYRARE: Llapi transferon Ardit Peposhin

ZYRARE: Llapi transferon Ardit Peposhin

Klubi i Ipko Siperligës së Kosovës në futboll, Llapi, ka njoftuar se ka arritur ta transferojë mbrojtësin e majtë, Ardit Peposhi.

“Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi.

Peposhi, i gjatë 1.85 m, mbrojtës i krahut të majtë ka zhvilluar 31 ndeshje me Bylisin në edicionin 2019/20 dhe ka realizuar 2 gola e 4 asistime.

Është paraqitur me sukses në 190 ndeshje për klubet si: KF Tirana me të cilën ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pastaj KF Teuta, KF Korabi, KF Kukësi dhe së fundmi për FK Bylis.

Peposhi ka firmosur kontratën dhe prezantimi i tij do bëhet kur futbollisti do i bashkëngjitet skuadrës në fazën përgatitore për edicionin e ri.” thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva, transmeton Insajderi.

 Klubet nga superliga, kanë filluar përgatitjet e tyre për sezonin e ri, duke transferuar lojtarë cilësorë në radhët e veta. Llapi i ka marrë shumë me seriozitet përgatitjet, pasi ka vazhduar kontratat me lojtarët kryesorë të tyre, si dhe kanë filluar përforcimet me lojtarë të rinjë./Insajderi.com.