Ballkani zyrtarizon dy lojtarë të ri

Ballkani zyrtarizon dy lojtarë të ri

Ekipi nga Suhareka, Ballkani, ka filluar pregaditjet për sezonin e ri, pas një sezoni shumë të mirë, por që fakteqësisht pa ndonjë trofe.

“Të dashur tifoz ,

Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit

Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Portieri Kenan Haxhihamza janë ardhja më e re tek FC Ballkani .

Sot nënshkruam kontratën 2 vjeçare me Zekën dhe për 3 vite me Haxhihamzën për të vazhduar karrierën në klubin tonë.

Mevlan Zeka së fundmi ishte pjesë e KF Feronikelit ,

Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit

Të dyve i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me klubin tonë.

Na priftë e mbara Suharekë” thuhet në njoftimin e klubit të Ballkanit, transmeton Insajderi.

Ballkani do ta ketë sfidë të madhe mbajtjen në ekip të lojtarëve kryesorë të tyre si Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli, pasi të dy këta lojtarë janë duke u kërkuar nga ekipe shumë të njohura nga Turqia./Insajderi.com.