Napoli do ta shes Kalidou Koulibaly?

Napoli do ta shes Kalidou Koulibaly?

Ekipi nga Serie A, Napoli, mund ta shes qendër mbrojtësin kryesor të tyre, Kalidou Koulibaly.

“Do të doja që Koulibaly të mbetet përgjithmonë në Napoli, por nuk mund të bëj këtë premtim. Nuk ka asnjë ofertë deri më tani për të, por nëse vjen një e tillë, ne do të duhet ta shqyrtojmë” deklaroi presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, transmeton Insajderi.

Edhe vet lojtari, pak kohë më parë, ka deklaruar se ai do të dëshironte ta mbyllte karrierën tek Napoli, por që nuk është i sigurt për të ardhmen e tij.

Duket se klubi i Napolit, do të detyrohet ta shes lojtarin, pasi ky është momenti I fundit që ata të përfitojnë një shumë të madhe nga shitja e tij, pasi ai tanimë ka mbushur 29 vjeç.

Për Koulibaly janë të interesuara ekipet si Manchester City, Liverpool e Manchester United.

Kujtojmë se ekipi i Napoli, ka blerë qendër mbrojtësin e përfaqësuese së Kosovës, Amir Rrahmani, I cili mendohet se do të jetë si zëvendësues i Koulibaly./Insajderi.com.