Teatri i famshëm Kabuki-za në Tokio hapet pas 5 muajsh

Teatri i famshëm Kabuki-za në Tokio hapet pas 5 muajsh

Teatri i famshëm japonez Kabuki-za është rihapur pasi kishte qenë i mbyllur për pesë muaj gjatë pandemisë Covid-19.

Ky teatër ka përgjysmuar kapacitetin për audiencë duke iu përmbajtur masave për distancë sociale mes shikuesve, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Teatri Kabuki-za është shtëpi e performancave dramatike me vallëzime tradicionale kabuki.

Ajo që ka ndryshuar prej performancave të zakonshme është bartja e maskave prej performuesve dhe heqja e përdorimit e gjysmës prej ulësve.

Publikut, të cilit tash e pesë muaj i kishte munguar jashtë mase ky lloj teatri, u tregua shumë entuziast për hapjen.

“Jam shumë e prekur dhe mirënjohëse që ata janë hapur prapë, pavarësisht vështirësive. Gjatë gjithë kësaj kohe dhe po më duket sikur sapo më është rikthyer jeta,” tha një vajzë që kishte ardhur për të parë perfomancën./Insajderi.com