Kubo i Real Madrid-it, po kërkohet nga 11 klube të ndryshme

Kubo i Real Madrid-it, po kërkohet nga 11 klube të ndryshme

19 vjeçari i Real Madrid, Takefusa Kubo, po kërkohet nga shumë ekipe anë e mbanë Evropës, pas performancave të mira të tij.

Mediat nga Spanja, po raportojnë se Real Madrid ka pranuar mbi 11 oferta të ndryshme, nga klube të ndryshëm, për lojtarin e tyre, Kubo, trasnemton Insajderi.

Sipas tyre, këto oferta shumica janë për huazime, por janë edhe tre oferta për shitje permanente. PSG, Ajax dhe Lazio, kanë kërkuar blerjen e tij nga klubi madrilen.

Real Madrid deri më tani ka refuzuar çdo ofertë për talentin nga Japonia, pasi akoma nuk kanë vendosur se si do të veprojnë me të, në sezonin e ri.

Kubo ka qenë i huazuar tek ekipi i Mallorca, ku ka bërë 37 paraqitje dhe ka realizuar 4 gola e 5 asiste./Insajderi.com.