Tre adoleshente dërgohen në spital pasi bëjnë sfidën me Benadryl në TikTok

Tre adoleshente dërgohen në spital pasi bëjnë sfidën me Benadryl në TikTok

Një sfidë e re në platformën TikTok ka dërguar në spital tre adoleshente të cilat morën doza të larta të barnave kundër alergjisë.

E ashtuquajtura “Sfida Benadryl” ka marrë vëmendje më shumë se secila sfidë tjetër në këtë platformë, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Kjo sfidë bazohet në marrjen në sasi të mëdha të barnave kundër alergjisë, të cilat shkaktojnë halucionacione.

Hashtagu #Benadryl ka marrë 5.4 milion shikime, ndërsa janë bërë video të shumta në të cilat njerëzit janë duke bërë sfidën dhe video me ata që e kundërshtojnë këtë sfidë.

Një përdorues i Tik Tok @viviconxinos, thotë: “Unë avokoj për shumë mënyra të përjetimit të drogava halucionogjene por jo me barna që të qojnë në delir. Këto barna janë të rrezikshme, sepse nuk jeni të vetëdijshëm që jeni në efekt halucionogjenësh. Nëse doni të ndërmerrni një udhëtim të tillë, ju lutem të përdorni drogat e duhura.”

Të tre vajzat janë pranuar në spital ku edhe janë duke u trajtuar, ndërsa mjekët kanë paralajmëruar prindërit për rreziqet dhe efektet anësore të Benadryl, mbidoza e të cilit mund të jetë vdekjeprurëse./Insajderi.com

 

@blazingavocadosIt’s been like an hour since I took the pills soo idk if I feel anything I was mostly ⬆️🍃 in this ##benadryl

♬ original sound – blazingavocados