Genaro Gattuso, nuk ka ide se si ta ndalë Leo Messi-n

Genaro Gattuso, nuk ka ide se si ta ndalë Leo Messi-n

Napoli dhe Barcelona, do të përballen në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, pas ndeshjes së parë, e cila përfundoi me rezultat 1 me 1.

“Unë mund ta ndalë Messi-n, vetëm nëse do të isha 20 vite më i ri, 20 kg më pak dhe sikur të luaja tek Milan i asaj kohe, ose nëse luaj Sony Play Station me djalin tim” tha Gattuso, transmeton Insajderi.

“Do të jetë një përballje shumë e vështirë. Ne jemi duke u përgatitur në maksimum, si në aspektin fizik edhe në ata psikik” përfundoi trajneri i Napoli, Gattuso.

Në ndeshjen e parë, Mertens kishte shënuar në pjesën e parë, në minutën e 30’, ndërsa Griezmann e barazoi rezultatin në minutën e 67’. Ndeshja e dytë, luhet ne Camp Nou/Insajderi.com.