Donald Trump – “Më askujt nuk i pëlqej”

Donald Trump – “Më askujt nuk i pëlqej”

Presidenti i Sh.B.A-së, Donald Trump, është “ankuar” për popullaritetin e tij në rënie, që nga koha kur coronavirus është shfaqur në Amerikë.

“Nuk i pëlqej më askujt” tha Donald Trump për CNN, transmeton Insajderi.

Trump, kishte dhënë deklarata të ndryshme, disa herë edhe të çuditshme në lidhje me pandeminë. Por, gjithashtu ai edhe kishte bërë veprime të cilat quan në rënien e popullaritetit të tij. Ai për muaj me radhë kishte refuzuar që ta vendoste maskën, që po llogaritet si një nga gjërat kryesore për luftën kundër përhapjes së Covid 19, thonë njohës të politikave në Amerikë.

“Ky është personaliteti im. Kjo është e gjitha” tha Trump, i pyetur për veprimet e tij.

Në sondazhet që po bëhen në Amerikë, vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale, Trump është duke u ballafaquar me një humbje të popullaritetit, që kryesisht është e ndikuar nga menaxhimi i pandemisë.

Kandidati nga radhët e partisë demokratike, Joe Biden, ka vazhduar me akuza të rënda në drejtim të politikave, të cilat presidenti Trump i ka ndjekur.

Deri më tani, në Amerikë janë infektuar mbi 4.7 milion shtetas amerikanë dhe mbi 157 mijë, kanë vdekur./Insajderi.com.