Lewis Hamilton fiton garën e Britanisë, me gomë të shpërthyer(VIDEO)

Lewis Hamilton fiton garën e Britanisë, me gomë të shpërthyer(VIDEO)

Kampioni botëror në formula 1, Lewis Hamilton, ka fituar sot garën e Formula 1, në Britani, madje me gomë të shpërthyer.

“Ishte një garë mjaftë e ngushtë” tha Hamilton pas garës, transmeton Insajderi.

Piloti i Mercedesit përfundoi 5.856 sekonda para holandezit të Red Bullit, Max Verstappen. I treti doli Charles Leclerc i Ferrarit, që ishte 18.474 sekonda prapa Hamiltonit. Në pozitat katër e pesë u renditën Daniel Ricciardo i Renaultit dhe Lando Norris i McLarenit.

Hamiltoni kryeson renditjen pas katër garave me 88 pikë, 30 më tepër se kolegu i tij te Mercedesi, Valtteri Bottas. Max Verstappen është i treti me 58 pikë./Insajderi.com.