Oda e Afarizmit të Kosovës ka ri-përsërit kërkesën për uljen e normës së interesit, njofton Insajderi.
Nga OAK, i kanë dërguar shkresë edhe Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
“Ulja e normës së interesit në se paku 1.7% dhe presioni në bankat komerciale për uljen e interesit bankar, dhënien e kredive edhe për biznese të reja dhe rritja e dhënieve të kredive për biznese është nevojë emergjente e bizneseve duke marrë parasysh mospërkrahjen e shtetit tani e pesë muaj për mbulimin e shpenzimeve operative duke përfshirë edhe pagat, tatimet, investimet etj”, thuhet në reagimin e OAK.
Oda e Afarizmit të Kosovës theksoi që një nga propozimet e saj për pakon e rimëkëmbjes, është edhe ulja e normës së interesit në mënyrë që bankat komerciale të kenë mundësi që të ulin kamatat e tyre.
Duke pasur parasysh vështirësitë financiare të bizneseve gjatë kësaj situate dhe me paralajmërime të falimentimit të qindra bizneseve, OAK e konsideron që ulja e normës së interesit do të ishte një ndihmesë e madhe për bizneset në mënyrë që të kenë mundësi që të operojnë./ByPercent