Muriqi i lumtur në Fenerbahce

Muriqi i lumtur në Fenerbahce

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, duket se është i lumtur tek gjiganti turk, Fenerbahce.

Për të tash e disa afate për transferimin e lojtarëve është thënë se do të largohet nga kampionati turk për të kaluar tek ndonjë kampionat tjetër. Interesim për të kanë shprehur skuadra nga Premierlga, Laliga e Serie A.

Muriqi tha se dëshiron të futet në histori të Fenerbahces duke fituar tituj vendorë dhe evropianë, në një përgjigje për televizionin turk NTV.

“Unë i shërbej komunitetit që kam ëndërruar. Dua ta fitoj tituj kampioni këtu dhe të korr sukses të madh në Evropë”, tha Muriqi për NTV.

Sulmuesi nga Prizreni ka shfaqur formë të jashtëzakonshme tek skuadra turke duke shënuar 17 gola dhe dhënë 7 gola gjatë sezonit të fundit.

26 vjeçari ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2023. /Insajderi.com/