Mbi 500 mijë euro në javë – rroga e ardhshme Aubameyang

Mbi 500 mijë euro në javë – rroga e ardhshme Aubameyang

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Perry Groves beson se Pierre-Emerick Aubameyang mund të kërkojë deri në 555 mijë euro në javë në kontratën e re, sidomos pas veprimeve heroike në finale e FA Cup, njofton Insajderi.

Aubameyang shënoi dy golat në fitoren 2-1 të Arsenalit nga Chelsea të zhvilluar në Wembley, gjë që ua siguroi Revolveristëve një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

“Si fans i Arsenalit, nuk më intereson fare. E di që jemi në kohë të vështira financiare, por edhe nëse thonë se për Aubameyang nevojiten 400 mijë apo 500 mijë funta, nuk do të mërzitesha”, ka thënë Groves për Talk SPORT./Insajderi.com