Ftesat e ‘pasjellshme’ të çiftit që po martohen – Ndajnë të ftuarit në kategori

Ftesat e ‘pasjellshme’ të çiftit që po martohen – Ndajnë të ftuarit në kategori

Kjo është një periudhë e vështirë për çiftet që po bëjnë planet e dasmës brenda kornizave që tani pandemia ka vendosur globalisht, njofton Insajderi.

Ata po gjenden para një zgjedhje tejet të vështirë, se kë duhet të ftojnë e kë duhet, marrë parasysh faktin që numri i të ftuarve në një aheng është tejet i kufizuar.

Një nuse dhe dhëndër, menduan që zgjidhja më e mirë për këtë është t’u dërgojnë ftesa të gjithë të afërmve të tyre, duke i ndarë ata në 3 kategori, të renditura sipas rëndësisë.

Të ftuarit që ishin zgjedhja e parë e çiftit u vendosën në grupin A, e ata që ishin vendosur të grupin B mund të ishin pjesë e dasmës nëse dikush nga grupi A e ka të pamundur të jetë prezent.

Ata madje dërguan ftesa edhe njerëzve që i kishin caktuar në grupin C; që nënkuptonte se ata do të mund të merrnin pjesë vetëm nëse të ftuarit nga A dhe B nuk do të mund të ishin prezent.

Ftesa ishin të qarta të caktonin se cilit grup i takonte pranuesi, ku shkruhej: “Të dashsur miq dhe familjarë, ju lutem të kuptoni që salla jonë është e limituar në numrin e njerëzve që në mund të akomodojmë brenda dasmës”.

“Ne do donim që të gjithë ju të ishit me ne për ditën tonë të madhe, por jemi të detyruar të zgjedhim mes të ftuarve që të sigurohemi se nuk po tejkalojmë kapacitetin e vendosur”.

Grupit A iu kërkua që të konfirmonin sa më shpejtë ardhjen e tyre, në mënyrë që vendi i tyre të mbushej në rast se nuk do të kishin mundësi të ishin prezent, kurse grupit B dhe C iu kërkua që të kontrollonin faqen e internetit për çdo përditësim”, siç u raportua nga Daily Star. /Insajderi.com