Antonio Conte: Nuk kam kontakte me Juventus – Nuk po shkoj askund

Antonio Conte: Nuk kam kontakte me Juventus – Nuk po shkoj askund

Trajneri i Inter Milan, Antonio Conte, është bërë cak i spekulimeve të shumta në Itali, pasi, ai nuk ka arritur të përmbushë objektivat e klubit zi kaltër, në sezonin e parë të tij.

Mediat e ndryshme në Itali, kishin raportuar se Conte, ka filluar bisedimet me Juventus, që në sezonin e ri, ai të rikthehet si trajner i tyre.

“Raportimet e mediave se unë kam kontakte me klubin ose me lojtarët e Juventus, për një kthim të mundshëm atje, janë të gënjeshtra, që bëhen vetëm sa për të mbushur gazetat, asgjë më shumë” tha Conte, transmeton Insajderi.

“Unë kam kontratë me Inter, të cilën dua ta respektoj deri në ditën e fundit” përfundoi trajneri italian.

Klubi i Inter, ka plotësuar thuajse të gjitha kërkesat e Conte-s, në merkatot e kaluara dhe rrjedhimisht, drejtuesit si dhe tifozët, kanë pritur që në këtë sezon që kaloi, ata do të rivalizonin Juventus-in, për titullin e Serie A./Insajderi.com.