Transferimet më të bujshme që pritet të ndodhin gjatë kësaj vere

Transferimet më të bujshme që pritet të ndodhin gjatë kësaj vere

Afati kalimtarë i transferimeve – tanimë veç se është hapur në të gjithë Evropën. Ky afat kalimtarë, nuk pritet të ketë bujën e zakonshme, shkaku i krizës financiare – e shkaktuar nga Covid 19.

Megjithatë, ky afat ka filluar me bujë të madhe, kur Chelsea e ka zyrtarizuar blerjen e Timo Werner si dhe Zyech, gjithashtu edhe Bayern Munich ka goditur, kur e ka zyrtarizuar blerjen e Sane nga Manchester City, raporton Insajderi.

Lojtarë të ndryshëm, emra të mëdhenj, janë në tregun e transferimeve.

Emrat më të përfolur dhe më të mëdhenj, që mund të ndërrojnë skuadër, janë: Jadon Sancho, Aubamyeang, Kai Hazertz, Paul Pogba, Jack Grealish, Thaigo Alcantara, Kalidou Koulibaly, Raul Jimenez, Philip Coutinho, James Rodriguez, Gareth Bale etj.

Jadon Sancho, pritet të jetë rekordi i transferimeve i kësaj vere, pasi po raportohet se ai do të shitet tek Manchester United, për një shumë që sillet rreth 120 milion euro.

Kai Havertz, po ashtu pritet të shitet tek Chelsea, për një shumë rreth 90 milion euro.

Ndër emrat e përfolur janë edhe Paul Pogba, i cili mund të transferohet tek Juventus./Insajderi.com.