![Pochettino trajneri i ri i Barcelonës?](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/08/23312118-0-image-a-20_1578863818973-730x440.jpg)
Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, mund ta marr drejtimin e klubit të Barcelonës nga sezoni i ri.
Mediumet e ndryshme në Spanjë, raportojnë se drejtuesit e klubit të Barcelonës do ta largojnë në fund të sezonit Quique Setien-in, shkaku i rezultateve jo të mira si dhe shkaku i atmosferës jo të mire brenda klubit, transmeton Insajderi.
Presidenti i klubit të Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka marrëdhënie të shkëlqyera me Pochettino-n dhe kjo mund të ndikoj në transferimin e tij, tek katalunasit.
Pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur, Pochettino vazhdon të mbetet trajner i lirë dhe arritja deri tek ai, nuk do të jetë aspak e vështirë për klubin e Barcelonës. Për 48-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Juventus e Interi./Insajderi.com.