Largohet – por nuk dihet se për ku – ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos

Largohet – por nuk dihet se për ku – ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka lënë vendin për një destinacion ende të panjohur, disa javë pasi u përfol për një aferë korruptive, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Juan Carlos, 82 vjeçar, ka njoftuar për largimin e tij të hënën, në një letër për djalin e tij Felipen, cilit ia la edhe fronin gjashtë vjet më parë.

Ai ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së prokurorëve nëse ata e thërrasin.

Në qershor, Gjykata Supreme e Spanjës, ka hapur një hetim për përfshirjen e mundshme të Juan Carlos në një kontratë në Arabinë Saudite.

Ish-mbreti besohet se veç ishte jashtë vendit, kur letra e tij u bë publike të hënën, njofton gazeta spanjolle El Pais.

Nuk dihet se ku është Juan Carlos, edhe pse disa media spanjolle thonë se ai gjendet në Republikën Dominikane.

Largimi i tij konsiderohet një ikje e turpshme, për njeriun që një herë mendohej se do futje në histori si lideri që me shkathtësi e udhëhoqi Spanjën nga diktatura në demokraci, pas vdekjes së Gjeneralit Franko, në vitin 1975./Insajderi.com