Nënshkrimi i United me mbrojtësin e Lille, çështje ditësh

Nënshkrimi i United me mbrojtësin e Lille, çështje ditësh

Manchester United janë afër të nënshkruajnë me mbrojtësin e Lille, Gabriel Magalhaes, njofton Insajderi.

22 vjeçari, që gjithashtu kërkohet nga Everton e Napoli, mund t’u bashkohet Djajve të Kuq, brenda ditësh, shkruan gazetari italian, Emanuele Cammaroto.

Magalhaes ka bërë 24 paraqitje për Lille gjatë sezonin të kaluar në Ligue 1, sezon në të cilin Lille përfundoi në pozitën e katërt./Insajderi.com