Saniniu Laizer, një minator nga Tanzania gjatë muajit qershor u bë milioner brenda natës pasi shiti dy gurë Tanzanit – gjetja më e madhe në vend – shiti edhe një tjetër gur të çmuar, që njëkohësisht është gjetja e tij e 3-të.
Zbulimi i tretë nga Saniniu Laizer peshonte 6.3 kg, dhe u shit për 2 milionë dollarë shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Tanzaniti gjendet vetëm në Tanzaninë veriore dhe përdoret për të bërë zbukurime.
Është një nga gurët e çmuar në Tokë dhe një gjeolog lokal vlerëson se furnizimi i tij mund të jetë i varfëruar plotësisht brenda 20 viteve të ardhshme.
Vlera e gurit të çmuar qëndron në larminë e ngjyrave të saj, përfshirë jeshile, të kuqe, vjollcë dhe blu – sa më e fortë të jetë ngjyra ose qartësia, aq më i lartë është çmimi.
Lazier u bëri thirrje kolegëve të tij minatorë të punojnë me qeverinë, duke thënë se përvoja e tij ishte një shembull i mirë.
“Shitja për qeverinë do të thotë që nuk ka hile… ata janë transparentë”, tha ai në fjalimin e tij në një ceremoni në minierën veriore Mirerani. /Insajderi.com