Los Angeles Lakers kanë siguruar ulësen e parë në Konferencën Perëndimore në NBA, për herë të parë pas 10 vjetësh, pasi mposhtën Utah Jazz, njofton Insajderi.
Anthony Davis ka shënuar 42 pikë në rikthimin e Lakers pas disfatës që e pësuan nga Toronto Raptors, duke mposhtur Jazz me rezultatin 116 – 108 në Florida.
Si ekipi që po përfundon në vendin e parë, Play-off’in do ta nisin duke u ndeshur me pozitën e tetë.
“Është vetëm një hap i vogël për të arritur atje ku duam”, tha Davis.
“Me të gjitha gjërat që kemi kaluar këtë sezon, të zëmë vendin e parë në Perëndim do të thotë shumë, por ende nuk e kemi kryer”.
Këtë ndeshje LeBron James e ka përfunduar me 22 pikë dhe tetë asistime./Insajderi.com