E gjithë vëmendja tek Beirut – Amerika ofron ndihmën e saj

E gjithë vëmendja tek Beirut – Amerika ofron ndihmën e saj

E gjithë bota po përcjellë me vëmendje zhvillimet e orëve të fundit në Beirut – kur i gjithë shteti u shkund nga një shpërthim shumë i fuqishëm.

Reuters, njofton se departamenti i shtetit amerikanë, është duke vëzhguar me kujdes dhe me vëmendje të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Beirut si dhe ata janë të gatshëm për të ndihmuar, nëse kjo gjë kërkohet nga autoritetet e Lebanon-it, transmeton Insajderi.

Ambasada e Amerikës në Lebanon – ka filluar të kërkojë kontaktet me të gjithë personat që kanë nënshtetësi amerikane dhe që gjenden në Beirut.

Ministri i punëve të brendshme i Labenon-it, ka deklaruar se po bëhen hetime për të gjetur shkakun e shpërthimit – ndërsa televizioni Al Mayadeen, ka raportuar se ishin disa ton nitrat që kanë shpërthyer, por nuk dihet shkaku./Insajderi.com.