Së paku 50 të vdekur e 2700 të lënduar nga shpërthimi masiv në Bejrut (VIDEO)

Së paku 50 të vdekur e 2700 të lënduar nga shpërthimi masiv në Bejrut (VIDEO)

Një shpërthim masiv në kryeqytetin lebanez, Bejrut, ka lënë së paku 50 të vdekur dhe 2700 veta të lënduar, ka thënë ministri i Shëndetësisë atje, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ende, as pas disa orësh, nuk dihet se çka saktësisht e shkaktoi shpërthimin.

Spitalet janë mbushur me të lënduar dhe shume ndërtesa janë shkatërruar.

Ajo çfarë dihet deri më tani është se shpërthimi ka ndodhur në një pjesë ku kishte depo të materialeve shpërthyese.

Ky shpërthim vjen në një kohë shumë të ndjeshme për vendin që po kalon një krizë ekonomike./Insajderi.com