Pas shpërthimit masiv që ndodhi në Bejrut të Lebanonit kanë ardhur reagime nga e gjitha bota. Në mesin e tyre edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur ngushëllim për popullin libanez
Në një postim në Twitter në gjuhën arabe, Macron, ka shprehur solidaritet siç e ka quajtur ai vëllazëror, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se Franca do t’i qëndrojë pranë Libanit.
Deri më tash raportohen për 78 të vdekur nga kjo tragjedi që tronditi botën. /Insajderi.com/
“Unë shpreh solidaritetin tim vëllazëror me libanezët pas shpërthimit, që shkaktoi shumë viktima, kjo tragjedi në Bejrut, duke shkaktuar dëme. Franca gjithmonë do të qëndrojë pranë Libanit. Ka ndihmë franceze, e cila tani po transferohet në Liban”, ka shkruar Macron.
أعبرُ عن تضامني الاخوي مع اللبنانيين بعد الانفجار الذي تسبب بعدد كبير من الضحايا هذا المسأ في بيروت وخلّف اضرارٍ جسيمة.
ان فرنسا تقف الى جانب لبنان دائماً.
هناك مساعدات واسعافات فرنسية يتمّ الان نقلها الى لبنان./.— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) August 4, 2020