Sonte kthehet Europa Ligë – katër ndeshje në program

Sonte kthehet Europa Ligë – katër ndeshje në program

Pas një pauze të gjatë – sonte rikthehet Europa Ligë, me katër ndeshje sot si dhe katër të tjera nesër.

Janë dy orare në të cilat do të luhen këto ndeshje. Fc Copenhagen vs Basaksehir dhe Shakhtar Donentsk vs Wolfsburg – luhen nga ora 18:55, ndërsa dy ndeshjet e tjera, që po ashtu konsiderohen më interesantet, Inter vs Getafe dhe Manchester United vs Lask – luhen nga ora 21:00, raporton Insajderi.

Manchester United dhe Inter, llogariten si dy skuadrat më favorite për ta fituar gjithë kampionatin, po aty janë edhe Roma, Wolves e Sevilla.

Të gjitha ndeshjet, do të luhen pa shikues, ndërsa pas përfundimit të kësaj faze, ndeshjet do të zhvendosen në Gjermani, që është zgjedhur si teren neutral./Insajderi.com.