Robin Krasniqi: Disa ndeshje i kam humbur nga një palë e tretë

Robin Krasniqi: Disa ndeshje i kam humbur nga një palë e tretë

Boksieri nga Juniku, Robin Krasniqi, ka publikuar një shkrim interesant në llogarinë e tij në Facebook – ku ai thotë se ka humbur disa ndeshje në karrierë, por ai ndjenë se i është bërë e padrejtë – ai thotë se në zemrën e tij, nuk ka humbur asnjëherë.

“Unë vërtetë i kam humbur disa duele të boksit, ndër të tjera edhe për shkak se palë të treta iu kanë ndihmuar kundërshtarëve të mijë në mënyrë të jashtëligjshme, por thellë në zemër akoma nuk më ka mposhtur askush dhe as nuk do më mposht.
Ata që tani e ndiejnë vetën të përmendur, do të pësojnë gjithnjë ndaj meje, këtë ua premtoj, sinqerisht” ka shkruar Krasniqi në Facebook, trasnmeton Insajderi.

Haxhi Krasniqi, ose siç njihet ndryshe me emrin Robin, ka zhvilluar gjithsej 55 ndeshje, 49 prej tyre I ka fituar, ndërsa ai ka humbur në 6 ndeshje./Insajderi.com.