Tenisieri nga Spanja, Rafael Nadal, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në turneun e sivjetmë të US Open, shkaku i përhapjes së pa kontrolluar të coronavirusit, sidomos në Amerikë.
“Pas shumë mendimeve dhe dyshimeve – kam vendosur të mos luaj në edicionin e sivjetmë të US Open-it. Situata është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me Covid-19 po rriten vazhdimisht dhe duket se nuk e kemi më kontrollin”, ka thënë Nadal, trasnmeton Insajderi.
“Ky është një vendim që nuk kam dashur ta marrë, por kam vendosur të ndjekë zemrën time këtë herë” ka përfunduar Nadal.
Rafael Nadal, ishte shpallur kampion katër herë në histori të këtij turneu./Insajderi.com.