Ismet Munishi: Baftiu, Topalli dhe Hoxha, kanë oferta nga jashtë vendit

Ismet Munishi: Baftiu, Topalli dhe Hoxha, kanë oferta nga jashtë vendit

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka folur për RTV Dukagjini, në lidhje me të ardhmen e Blend Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha.

“Blend Baftiu ka dëshmuar në fushë se çfarë është në gjendje të bëjë, prandaj e ka fituar interesimin nga shumë klube nga liga të ndryshme. Ai është një nga lojarët me karakterin më fisnik që e kam trajnuar, prandaj edhe kam pasur sukses me atë si lojtarë”, ka thënë Munishi, transmeton Insajderi.

“Për Blendin ka oferta nga klube të ndryshme në Austri dhe në Turqi. Ai do të vendos bashkë më familjen dhe agjentët e tij, për të ardhmen e tij – nëse më kërkohet ndonjë këshillë, unë jam këtu dhe i gatshëm për të ndihmuar” shtoi Munishi.

“Edhe për Jetmir Topallin dhe Arbër Hoxhën ka oferta nga klube të ndryshme.”, përfundoi Munishi./Insajderi.com.