Paul Scholes: Solskjaer ka nevojë për Kane e jo për Sancho

Paul Scholes: Solskjaer ka nevojë për Kane e jo për Sancho

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka deklaruar se Ole Gunnar Solskjaer, duhet të fokusohet në transferimin e Harry Kane, e jo të Jadon Sancho.

“Jadon Sancho është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ne kemi 2 ose 3 lojtarë që mund të mbulojnë pozitën e tij. Ndoshta nuk janë të mirë sa ai, por aty janë disa zgjedhje”, tha Scholes, për BBC, transmeton Insajderi.

“Manchester United, ka nevojë për sulmues tipik, ata kanë nevojë për Harry Kane – ai është lojtar ideal për ekipin e Solskjaer. Por duket se ai nuk po kërkon më një sulmues tipik dhe kjo është zgjedhja e tij”, përfundoi Scholes.

Jadon Sancho dhe Manchester United, momentalisht janë dyshja më e përfolur në botën e futbollit, pasi një bashkim i këtyre, është shumë i mundur të ndodhë në këtë verë, për një shumë rekord prej 120 milion eurove./Insajderi.com.