Në Bosnje deri tani raportohet se kanë vdekur 384 veta nga COVID-19.
Autoritet në Bosnje dhe Hercegovinë ua kanë ndaluar pushimin të gjithë mjekëve dhe stafit mjekësor për shkak të rritje së rasteve të pacientëve me COVID-19 në kryeqytetin e Bosnjës, njofton Insajderi.
Ndërsa, ata që për momentin janë në pushim, janë urdhëruar që “të kthehen në punë menjëherë”, shkruan BBC.
Më shumë se 260 raste janë raportuar në Bosnje vetëm të enjten, dhe një e katërta e tyre vetëm në Sarajevë.
Në kryeqytet për momentin janë rreth 1400 raste aktive, me një ratio të infektimit 300 presona për 100 mijë banorë.
Në Bosnje deri tani raportohet se kanë vdekur 384 veta nga COVID-19./Insajderi.com