“Trajneri i Sezonit” në Premier Ligë: Guardiola dhe Solskjaer, jashtë listës

“Trajneri i Sezonit” në Premier Ligë: Guardiola dhe Solskjaer, jashtë listës

Janë publikuar nominimet për “Trajnerin i Sezonit” në Premier Ligë – Emra si Pep Guardiola dhe Ole Gunnar Solskjaer, mungojnë në këtë listë.

Jurgen Klopp, Frank Lampard, Brendan Rodgers dhe Chris Wilder, janë nominimet për të fituar këtë çmim, transmeton Insajderi.

Trajneri i Liverpool, Jugren Klopp, llogaritet si favorit absolut për ta fituar këtë garë, pasi Liverpool u shpall kampionë në këtë sezon, ndërsa Lampard u nominua – shkaku i debutimit të tij si trajner në Premier Ligë dhe për shkak të suksesit të tij, duke u përfunduar në vendin e katërt si dhe duke prekur finalen e Fa Cup.

Brandan Rodgers dhe Chris Wilder, kanë arritur të bëjnë befasi me skuadrat e tyre, Leicester, respektivisht Shefield United, pasi të dy ekipet, kishin qëndruar për një kohë të gjatë në zonën e top katër si dhe top gjashtë.

Në fund Leicester përfundoi në vendin e pestë, ndërsa Shefield United në vendin e nëntë./Insajderi.com.