Indi: Ndarja e avionit në dysh – vdes piloti dhe të paktën një pasagjer (VIDEO)

Indi: Ndarja e avionit në dysh – vdes piloti dhe të paktën një pasagjer (VIDEO)

Një Aeroplan i India Express me gati 200 pasagjerë në bord është rrëzuar në shtetin jugor Kerala në Indi, ku ka vdekur piloti dhe së paku një pasagjer, derisa disa të tjerë janë lënduar, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Aeroplani rrëshqiti nga pista në aeroportin Calicut, derisa po ateronte, shkruan BBC.

Operacioni i shpëtimit është duke ndodhur dhe skuadrat e emergjencës veçmë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Disa pamje në rrjetet sociale e tregojnë avionin të ndarë në dy pjesë.

Incidenti ka ndodhur sot gjatë ditës rreth orës 19:00 me kohën lokale (ora 15:30 në Kosovë).

Arsyeja e rrëshqitje raportohet të jetë për shkak të shirave të mëdha që tash po bien në Indi për shkak të sezonit të reshjeve që është i parvjetshme atje./Insajderi.com

 

A map showing where Kerala is in India