Shkencëtarët më në fund zbulojnë prejardhjen e gurëve të famshëm të “Stonehenge”

Shkencëtarët më në fund zbulojnë prejardhjen e gurëve të famshëm të “Stonehenge”

Shkencëtarët kanë zgjidhur misterin për prejardhjen e gurëve të Stonehenge, duke përcaktuar vendin e origjinës së shumë prej megaliteve që përbëjnë monumentin e famshëm në Wiltshire, Angli, falë një mostre thelbësore që ishte mbajtur dhe ruajtur në Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra.

Reuters, raporton se janë bërë testime gjeokimike, për të zbuluar prejardhjen e gurëve dhe 50 nga 52 gurët, kanë rezultuar se e ndajnë një origjinë të përbashkët, rreth 15 milje (25 km) larg në një vend të quajtur West Woods në buzë të Marlborough Downs të Wiltshire, thanë studiuesit të mërkurën, transmeton Insajderi.

Sarsenët ngritën gurët në Stonehenge rreth 2500 vite para erës tonë. Më i madhi prej tyre, është i gjatë rreth 30 metra dhe më i rëndi peshon rreth 30 tonë.

David Nesh, shkencëtarë i Universitetit të Brighton, ishte ai që udhëhoqi këtë studim, të cilin ai e botoi në revistën “Avantazhet e Shkencës”.

“Se si arritën gurët aty dhe se si u vendosën në atë mënyrë, është akoma një nga misteret e mëdha. Por, me këtë studim, të paktën e dimë fillesën dhe fundin e tyre” tha David Nesh.

Interesante është fakti se mostra e gurëve ishte marrë në vitin 1950, nga Robert Philips, gjatë kohës kur këta gurë po riparoheshin, në mënyrë që të mbijetojnë më gjatë dhe ato mostra, tek tani janë testuar dhe kanë dhënë këtë rezultat./Insajderi.com.