Tahith Chong zëvendësues i Milot Rashica tek Bremen

Tahith Chong zëvendësues i Milot Rashica tek Bremen

Anësori i Manchester United, Tahith Chong, do të jetë zëvendësues i Milot Rashica, tek Werder Bremen, pasi pothuajse është e konfirmuar se Milot Rashica do të largohet nga klubi gjerman.

“Chong është një lojtar mjaft interesant për ne dhe kjo nuk do koment. Ne kemi nevojë për një lojtar, për pozitën ku ai luan. Ne jemi në bisedime me Manchester United, të cilat po shkojnë në rrugën e duhur, por ka disa detaje për t’u pajtuar” tha Frank Baumann, president i Werder Bremen, transmeton Insajderi.

“Chong dëshiron që të shkojë tek Bremen dhe do të shkojë në Bremen, por, pasi ta diskutojë me Manchester United, pasi që Bremen ka një projekt që i përshtatet shumë Chong-ut” tha agjenti i lojtarit.

Tahith Chong, vetëm pak muaj më parë e ka nënshkruar kontratën e re me United, por duket se ai do të huazohet tek Gjermani, në mënyrë që të fitojë përvojën e duhur për të luajtur tek United./Insajderi.com.