Befasi: Juventus eleminohet nga Lyon

Befasi: Juventus eleminohet nga Lyon

Ekipi i Lyon, ka arritur që ta eleminojë ekipin e Juventus edhe pse ekipi nga Italia, fitoi me rezultat 2 me 1.

Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultat 1 me 1, kur Memphis Depay dhe Cristiano Ronaldo, realizuan nga penalltia në minutën e 12’, dhe 43’

Në pjesën e dytë, Juventus duhej të shënonte dy herë për ta siguruar kualifikimin, por ata arritën të shënonin vetëm njëherë, prap përmes Cristiano Ronaldo-s, në minute e 60’.

Ky eleminim i Juventus, është një nga befasitë më të mëdha të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve./Insajderi.com.