Manchester City e eleminon Real Madid-

Manchester City e eleminon Real Madid-

Ekipi i Manchester City-t, ka eleminuar ekipin e Real Madrid, pasi e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë, me rezultat identik sikurse në ndeshjen e parë, 2 me 1, ndërsa rezultati i përgjithshëm 4 me 2.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 1 me 1, me golat e Sterling në minute e 9’ dhe Benzema në minute e 29’, transmeton Insajderi.

Në pjesën e dytë, Real-it i duhej vetëm një gol, që të siguronte vazhdimet, po ata pranuan gol në minute e 68’, përsëri nga një gabim amatoresk i Raphael Varane.

Manchester City e vazhdon garën në Ligën e Kampionëve, ndërsa Real Madrid, duhet të kënaqet me titullin e fituar në La Liga./Insajderi.com.