Zidane: Jam trajner i Realit dhe kaq, mos më pyetni më

Zidane: Jam trajner i Realit dhe kaq, mos më pyetni më

Zinedine Zidane ka heshtur çdo zë që vinte në mëdyshje të ardhmen e tij, duke deklaruar se ai do të mbetet në Real Madrid edhe në sezonin e ardhshëm, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Madrid u eliminua mbrëmë nga Manchester City, me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 4 – 2.

Megjithatë, Reali e fitoi La Ligën, që është titulli i parë që nga viti 2017 në Spanjë.

Pas ndeshjes Zidane është pyetur për të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu. Ai ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Mirë, unë këtu jam, jam trajner i Madrid-it, derisa diçka të ndodhë. Unë këtu jam”, ka deklaruar francezi.

“S’keni pse mendoni tjetër gjë. Unë trajner në Madrid jam, dhe kaq”.

“S’ka më pse bëhen pyetje në këtë drejtim. Tani do pushojmë të gjithë dhe do të rikthehemi për ta pasur një sezon të mrekullueshëm”./Insajderi.com