Bale nuk pranoi të udhëtonte në Manchester, për këtë arsye

Bale nuk pranoi të udhëtonte në Manchester, për këtë arsye

Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale, ishte temë e diskutimeve të shumta këto ditë, shkaku i refuzimit të tij që të udhëtonte me klubin për përballjen e tyre me Manchester City.

Sipas The Evening Standard, Bale i ka thënë Zidane, se nuk dëshirojë të udhëtoj e të turpërohem në bankën rezervë, pasi jam turpëruar mjaftueshëm në tetë ndeshjet e fundit në La Liga, transmeton Insajderi.

Vet Zinedien Zidanne, ka deklaruar se Gareth Bale ka refuzuar të udhëtonte, por nuk ka dhënë më shumë detaje për arsyet e këtij veprimi të tij.

Real Madrid-i u eliminua nga Liga e Kampionëve, por Bale nuk e kishte mendjen aty, pasi ai u fotografua duke luajtur Golf./Insajderi.com.