Presidenti i Brazilit e quajti “grip të vogël”, por COVID-19 merr jetën e 100.000 brazilianëve

Presidenti i Brazilit e quajti “grip të vogël”, por COVID-19 merr jetën e 100.000 brazilianëve

Brazili po vazhdon të përballet me virusin COVID-19, çdo ditë po raportohen shumë raste të cilat po ndikojnë në vdekje të shumta në këtë vend të Amerikës Latine.

100.000 vdekje janë regjistruar deri më tani me COVID-19, vetëm në tre muajt e fundit 50.000 qytetarë të Brazilit ndruan jetë, raporton BBC.

Përkundër se pandemia është ende e rrezikshme për vdekje të reja, në këtë vend lokalet dhe bizneset tjera po funksionojnë.

Ekstremisti i djathtë, Jair Bolsonaro, i cili është president i Brazilit –   ka kushtuar më shumë rëndësi ruajtjes së ekonomisë kombëtare sesa masave strikte kundër Coronavirusit, njofton Insajderi.

Madje, ai ka qenë vet i infektuar me COVID-19 dhe më pas është shëruar nga virusi.

Bolsonaro, e kishte cilësuar Coronavirusin “grip të vogël”, me çfarë kishte pasur reagime kundër tij brenda dhe jashtë Brazilit.

Ekspertët janë ankuar për mungesë të një plani të koordinuar nga qeveria e Bolsonaro, pasi autoritetet lokale ishin përqendruar në rihapjen e ekonomisë, e cila ka të ngjarë të nxisë përhapjen e virusit.

Po ashtu dy ministra të shëndetësisë në Brazil ishin larguar nga detyra për shkak të mospajtimeve me presidentin brazilian për menaxhimin e pandemisë.

Brazili është vendi i dytë në nivel global me më shumë vdekje nga Coronavirusi pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Insajderi.com/