Ole Gunnar Solskjaer optimist për ta fituar Europa League me Man United

Ole Gunnar Solskjaer optimist për ta fituar Europa League me Man United

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se nëse klubi që ai drejton fiton  Europa League, atëherë ky do të ishe suksesi më i madh i tij në karrrierën profesionale si trajneri.

Manchester United luan në çerekfinalet të Europa League, ku përballje e radhës do ta ketë kundër Copenhagen.

Trajnaeri ka ftuar lojtarët që të kenë kujdes gjatë ndeshjes, përkundër së Man United cilësohet favorit në letër.

“Jam ambicioz – një nga ëndrrat e mia është të fitojë trofe si trajner i këtij klubi”, ka thënë Solskjaer, raporotn goal

“Ngritja e trofeut do të ishte momenti më i mirë i karrierës sime”, ka thënë trajneri norvegjez.

Në rast se man United arrin ta kalojë çerekfinalen atëherë do të përballet në fazën tjetër me fituesin e ndeshjes Sevilla – Wolverhampton. /Insajderi.com/