Jep dorëheqje Qeveria e Lebanon-it

Jep dorëheqje Qeveria e Lebanon-it

Qeveria e Lebanon-it, ka dhënë dorëheqjen e saj, në  mes të zemërimit dhe pakënaqësisë e cila është në rritje prej shpërthimin të së martës, që shkatërroi në masë të madhe qytetin e Beirut dhe la më shumë se 200 njerëz të vdekur.

Njoftimi për dorëheqjen e qeverisë u bë në adresë të televizionit kombëtarë, nga vet Kryeministri Hassan Diab të hënën në mbrëmje, njofton BBC, transmeton Insajderi.

Shumë njerëz kanë akuzuar liderët e vendit, si fajtorë kryesorë për shpërthimin që tronditi gjithë vendin, si dhe kanë shtuar akuzat për korrupsion.

Protestuesit kanë dalë në rrugë për dy ditë me radhë, duke shprehur zemërimin e tyre me neglizhencën e Qeverisë si dhe me menaxhimin e “mbushur” me korrupsion.

Presidenti ka thënë se shpërthimi masiv ishte rezultat i shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në port, për vite me radhë./Insajderi.com.