Lojtarët e Manchester United, po “dhezin” tek Inter – Chris Smalling e ka radhën

Lojtarët e Manchester United, po “dhezin” tek Inter – Chris Smalling e ka radhën

Ekipi nga Serie A, Inter Milan, është vënë pas shërbimeve të Chris Smalling, pasi ky i fundit ka përfunduar huazimin tek ekipi i Roma-s.

Sipas, Gazeta Dello Sport, Inter kanë pyetur Manchester United-in, se si qëndron situata e Chris Smalling, pasi ata janë të interesuar të hyjnë në garë për shërbimet e tij, nëse United e vendos një çmim të arsyeshëm për të, njofton Insajderi.

Chris Cmalling, ka qenë i huazuar tek Roma në sezonin e kaluar dhe paraqitjet e mira të tij, kanë bërë që ai të futet në formacionin e vitit në Serie A.

Ekipi i Roma-s, nuk ishte në gjendje që të paguajë shumën e kërkuar nga ekipi anglezë, për të blerë në mënyrë permanente lojtarin, prandaj, Samlling është rikthyer në Angli dhe po pret të shoh se si do të rrjedhin gjërat dhe nëse ai do të mbetet tek United, apo do të kthehet serish në ligën ku ka shkëlqyer.

Inter dhe Manchester United, kanë “trashur” bashkëpunimin e tyre, pas marrëveshjeve të suksesshme për Alexis Sanches dhe Ashley Young – të dy këta lojtarë që kanë gjetur vetën mjaft mirë tek klubi italian./Insajderi.com.