Pa gola pjesa e parë tek Manchester United vs FC Copenhagen

Pa gola pjesa e parë tek Manchester United vs FC Copenhagen

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes Manchester United vs FC Copenhagen, pa gola të shënuar.

FC Copnehagen e filloi më mirë, duke u gjendur afër golit dy herë në 20 minutat e parë, por aty ishte Eric Bailly, që parandaloi golin.

Manchester United, arriti disi të këndellet pas pushimit prej 1 minutë “water break” dhe mori kontrollin e ndeshjes, duke rrezikuar përmes Rashford dhe Martial.

Mason Greenwood, ishte ai që arriti të gjejë portën në minutën e 44’ të pjesës së parë, por VAR e anuloi për pozitë jashtë loje.

Posedimi i topit në pjesën e parë, ishte 57%, kundrejt 43%, në të mirë të United./Insajderi.com.