Baret dhe restorantet në të gjithë botën duhet të rimendojnë mënyrën se si bashkëveprojnë me klientët gjatë pandemisë. Në qytetin italian të Firencës, disa po frymëzohen nga e kaluara: duke përdorur dritare të vogla për të shitur ushqim e pije.
Pak mbi nivelin e tokës, qëndrojnë këto hapje të vogla, të quajtura “buchette del vino”, (“vrima të vogla vere”) në italisht. Dritaret e vogla u përdorën për të shitur verë gjatë periudhës së Rilindjes, dhe kishin për qëllim të ishin më të lira, një alternativë tjetër për konsumatorët përveç tavernave – për të mos përmendur një mënyrë diskrete për tregtarët që të shmangnin pagimin e taksave, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Në vitet 1500, një numër i aristokratëve të qytetit ishin gjithashtu prodhuesit kryesorë të verës në fshat përreth. “Buchette” i lejoi ata të bënin tregti me alkool drejtpërdrejt nga bodrumet e tyre të brendshme, me çdokënd, me një nevojë të zvogëluar për kontakt fizik.
Në maj, pasi Italia lehtësoi mbylljen e saj dy-mujore, disa biznese të F&B në Firence, të cilat ndodhën të jenë të vendosura në ambiente me buchette ekzistuese, vendosën t’i rihapin ato, duke kapitalizuar në aspektin e kontaktit minimal. Verërat, Spritzes Aperol, akullore dhe sanduiçe janë shërbyer nga vrima, në një distancë të sigurt. /Insajderi.com