Ole Gunnar Solskjaer flet pas fitores ndaj FC Copenhagen

Ole Gunnar Solskjaer flet pas fitores ndaj FC Copenhagen

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur pas fitorës së mbrëmshme të United, ndaj Copenhagen.

“Jam i lumtur që arritëm të fitonim dhe të kalonim në fazën tjetër. Mendoj se ne e merituam plotësisht fitoren, por ndeshja ka mundur të shkonte në penallti”, tha Solskjaer pas ndeshjes, transmeton Insajderi.

Ndeshja shkoi në vazhdime dhe United arriti të fitonte fal golit nga penalltia të Bruno Fernandes.

Në gjysmëfinale, Manchester United do të ndeshet me fituesin e duelit në mes Wolves vs Sevilla.

“Unë e njoh Wolves me detaje, pasi jam përballur shumë shpesh me ta, ndërsa jam përballur vetëm njëherë me Sevilla-n, sa isha trajneri i Molde dhe besoj se mund të nxjerrë diçka edhe nga ajo ndeshje”, tha Solskjaer i pyetur për kundërshtarin e ardhshëm./Insajderi.com.