Drita mund ta humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve me rezultat zyrtar

Drita mund ta humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve me rezultat zyrtar

Janë komplikuar shumë gjërat për ekipin e Dritës, pasi dy futbollist të ekipit janë testuar pozitiv me Covid 19 dhe tani i gjithë ekipi është karantinuar në Zvicër.

Sonte ishte e paraparë ndeshja në mes Drites dhe Linfield, por u anulua shkaku i masave të sigurisë, pas rasteve të paraqitura tek Drita, raporton Insajderi.

Kjo ndeshje, duhet të luhet më së largu deri me datë 14 gusht, në të kundërtën Drita do ta humb me rezultat zyrtar.

Rregullat e UEFA, thonë se kur një ekip është në karantinë, deri në ditën e ndeshjes – duhet që të paktën të lirohen 13 lojtarë nga karantina, që të mund të zhvillohet ndeshja, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga afati i fundit i kësaj ndeshje./Insajderi.com.