Vajza merr lule në ditëlindjen e saj çdo vit nga babai që vdiq nga kanceri 4 vjet më parë

Vajza merr lule në ditëlindjen e saj çdo vit nga babai që vdiq nga kanceri 4 vjet më parë

Një baba i katër fëmijëve, i cili vdiq në vitin 2013 nga kanceri i pankreasit, mendoi diçka shumë të veçantë për vajzën e tij të vogël.

Bailey Sellers shkroi në një postim tani viral në Twitter se babai i saj, Michael, kishte dërguar lule çdo vit në ditëlindjen e saj që kur ishte 17 vjeçare, dhe premtoi se do t’i dërgonte lule çdo vit derisa të mbush 21 vjet. Dhe me të vërtetë buqeta e saj me lule, arriti edhe këtë vit dy ditë para ditëlindjes së saj të 21-të, shkruan ABC News, transmeton Insajderi.

Një shënim i përzemërt ndër të tjerash lexon, “Bailey, Kjo është letra ime e fundit e dashurisë për ju derisa të takohemi përsëri. Unë nuk dua që ti të derdhësh ende lot për mua vogëlushja ime, sepse unë tani jam në një vend më të mirë”.

Michael Sellers vdiq 25 gusht 2013, në moshën 56 vjeçare. Gruaja e tij prej 18 vjetësh, Kristy Sellers, tha për ABC News se ai vdiq gjashtë muaj pas ditës kur u diagnostikua me kancerin e pankreasit në fazën e katërt. /Insajderi.com