Fenerbahce e “shfrytëzon” imazhin e Vedat Muriqi, për fanellat e reja

Fenerbahce e “shfrytëzon” imazhin e Vedat Muriqi, për fanellat e reja

Ekipi nga super liga turke, Fenerbahce, ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri – duke e bërë figurë kryesore, sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Dje, Sky Sports Italy, ka raportuar se Fenerbahce dhe Lazio, janë në bisedime të avancuara për sulmuesin Vedat Muriqi, por kjo nuk e ka penguar që ekipi turk, ta bëjë figurë kryesore në prezantimin e fanellave sulmuesin nga Prizren-i, njofton Insajderi.

Sulmuesi Muriq-i, është një nga lojtaët më të famshëm në gjithë ligën e Turqisë dhe ndikimi i tij në imazhin dhe marketingun e klubit, ka qenë shumë i madh./Insajderi.com.