Skuadra që garon në Ipko Super ligën e Kosovë në futboll, Gjilani, ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e mesfushorit, Ardit Hila.
Klubi i Gjilanit, ka njoftuar se mesfushori 27 vjeçar, ka nënshkruar kontratë për vetëm një sezon, njofton Insajderi.
Hila, është i lindur në Elbasan dhe ai karrierën e ka filluar tek Elbasani. Ai po ashtu kishte luajtur tre vite të karrierës së tij, për Teutën, para se të transferohej tek Partizani i Tiranës, ku e kishte kulmin e karrierës, pasi ai ishte shpallur kampion me skuadrën nga kryeqyteti i Shqipërisë./Insajderi.com.