Sot, 17 vite më parë, Ronaldo kishte nënshkruar me United – Pjesa tjetër është histori

Sot, 17 vite më parë, Ronaldo kishte nënshkruar me United – Pjesa tjetër është histori

Si sot, 17 vite më parë, sir Alex Ferguson, e kishte prezantuar nënshkrimin më të ri të klubit të Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo, ishte transferuan nga Sporting Lisbon, pas një miqësore të zhvilluar në mes të Manchester United vs Sporting Lisbon, takim ky që bëri që Cristiano të bije në sytë e të sir Alex Ferguson, njofton Insajderi.

Sir Alex Ferguson, e kishte transferuar Ronaldon, si zëvendësues të David Beckham, i cili ishte shitur tek Real Madrid dhe ai kishte marrë numrin e famshëm, shtatë(7), në fanellë.

Portugezi ka luajtur për Manchester United, nga vitit 2003 deri në vitin 2009. Ai është paraqitur në 196 takime dhe ka realizuar 118 gola.

Ai ka fituar çdo titull të mundshëm në botën e futbollit, sa ishte pjesë e Manchester United, duke përfshirë Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Topin e Artë, etj.

Në vitin 2009, ai ishte transferuar tek Real Madrid, për një shumë që ishte rekord në atë kohë, 94 milion euro.

Në videon më poshtë, mund të shihni ë gjithë golat e Cristiano Ronaldos tek Manchester United./Insajderi.com.